Bayerni e dëshiron transferimin e Kane, klubi e ka njoftuar edhe agjentin e sulmuesit anglez

Bayerni Munich raportohet se është ende i interesuar për Harry Kane.

Kampionët gjermanë besohet se do të tentojnë transferimin e sulmuesit anglez në verën e vitit të ardhshëm.

Madje, sipas “Bild”, Bayerni ka njoftuar vëllain e Kane, i cili është edhe agjenti i tij, se do të bëjnë ofertë për anglezin në verën e vitit 2023.

Mirëpo, “Bavarezët” do të dërgojnë ofertën vetëm nëse 29-vjeçari nuk e vazhdon kontratën me Tottenham Hotspurin.

Kontrata aktuale e Kane skadon më 30 qershor 2024. Dhe, nëse nuk ka rinovim të saj, Bayerni do të mund të shfrytëzojë situatën për të bërë një ofertë në afatin kalimtar të verës së vitit 2023.

Edhe Tottenhamit do t’i konvenonte ta shiste lojtarin vitin tjetër nëse bashkëpunimi nuk zgjatet, pasi do të mund ta humbasë kapitenin e skuadrës falas në vitin 2024. 

Go to TOP