Bayern Munich rikthehet në Bundesligë me mungesa
Bayern Munich do ta nisë pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga pa disa lojtarë kyç.
Trajneri Vincent Kompany ka konfirmuar se Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Wolfsburg.
Musiala po rikuperohet nga një lëndim i pësuar gjatë Kupës së Botës për Klube verën e kaluar. Kompany ka thënë se ai është shumë pranë rikthimit, por ndeshja e ardhshme vjen ende herët. “Ai ka stërvitur plotësisht këtë javë, por nuk duam të nxitojmë”, është shprehur trajneri belg.
Përveç Musiala dhe Kimmich, te Bayern do të mungojnë edhe me Sacha Boey dhe Alphonso Davies.
Lajmi i mirë për bavarezët është rikthimi i portierit Manuel Neuer.
Bayern kryeson Bundesligën me dyzet e një pikë, tetë më shumë se Borussia Dortmund, dhe me fitore ndaj Wolfsburgu do ta thellonte edhe më shumë epërsinë.
Klubi bavarez ka një bilanc shumë pozitiv në shtëpi kundër Wolfsburg, pasi nuk ka humbur asnjëherë në njëzet e tetë ndeshje kampionale.
