Bayern Munich mposhtet nga Lazio

Lazio ka fituar ndaj Bayern Munich me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Champions League të zhvilluar në  “Stadio Olimpico” në Romë.

Në pjesën e parë të ndeshjes nuk u shënuan gola, por në pjesën e dytë, Immobile ka shënuar për Lazio në minutën e 69′ nga penalltia. 

Nga minuta e 67′ Bayern ka qenë me dhjetë lojtarë, pasi Upamecano është ndëshkuar me karton të kuq. 

Me këtë fitore, Lazio ka një epërsi për ndeshjen e kthimit, që do të luhet në fushën e Bayern Munich.

Go to TOP