Bayern Munich kompletohet, katër lojtarë dalin nga karantina pasi e kalojnë coronavrusin

Para se të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Augsburg, te Bayern Munich marrin lajmin e mirë pasi që katër lojtarë kanë kaluar coronavirusin dhe janë kthyer në stërvitje.

Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry e Jamal Musiala kanë rezultuar negativë duke lënë përfundimisht karantinën.

Nga ana tjetër, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin Niklas Sule, pasi mbrojtësi mbetet karantinë dhe nuk është akoma i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën.

Edhe pse i vaksinuar, mbrojtësi ka shfaqur simptoma të lehta dhe duhet të presë ende dritën jeshile.

Trajneri Julian Nagelsmann do t’i këtë disa nga këta lojtarë me shumë gjasa në fushë të shtunën. 

Go to TOP