Bayern fiton pa vështirësi nga Stuttgart

Bayern Munich ka vazhduar me formën e mirë në Bundesligë. Në ndeshjen e xhiros së pesëmbëdhjetë ka fituar pa vështirësi nga Stuttgart.  

Bavarezët kanë gjetur golin qysh në minutën e dytë kur ka shënuar Kane. Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. Në këtë pjesëlojë Bayernit i janë anuluar dy gola nga sistemi VAR. Fillimisht Kim në minutën e njëzet e pestë e pastaj edhe Muller në minutën e dytë të kohës shtesë. 

Në pjesën e dytë kapiteni i Anglisë e ka treguar veten prapë, duke realizuar edhe njëherë në minutën e pesëdhjetë e pestë. 

Golin e fundit për skuadrën nga Munich e ka realizuar Kim pas një asisti nga Pavlovic në minutën e gjashtëdhjetë e tretë. 

Në tabelën e kryesuar nga Bayer Leverkusen, Bayern Munich gjendet në pozitën e dytë.

Go to TOP