Bayern dhe Barcelona në ‘luftë’ për Lewandowskin dhe lojtarët e akademisë

Bayerni dhe Barcelona janë “luftë”  me njëra-tjetrën këtë verë dhe fokusi është te sulmuesi Robert Lewandowski. Megjithatë në “lojë” janë edhe talentet e akademisë së dy klubeve.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri më 30 qershor 2023, por Barcelona dëshiron ta afrojë në radhët e saj, ndaj dy klubet po “luftojnë” për polakun, i cili në moshën 33-vjeçare vlen 50 milionë euro në treg.

Image

Megjithatë, Lewa nuk është lojtari i vetëm për të cilin po “luftojnë” bavarezët dhe katalanasit, pasi Barça dëshiron të sjellë 17-vjeçarin Kenan Yildiz nga akademia e Bayernit, ndërsa klubi gjerman kërkon 15-vjeçarin Adam Aznou nga La Masia.

Image

Se si do të përfundojë kjo luftë, mbetet për t’u parë.

Go to TOP