Bashkimi fiton derbin prizrenas, Sigal Prishtina mposht Istogun

Bashkimi ka fituar derbin prizrenas ndaj Proton Cable Prizrenit duke bërë hap të rëndësishëm për “Play-off”. Gjithashtu edhe Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse dhe të pritur ndaj Istogut. 

Kanë qenë këto ndeshje në Javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.

Bashkimi ka fituar me rezultat 90:101 (19:20, 21:28, 26:29, 24:24). 

Sigal Prishtina ka fituar me rezultat 125:71 (37:16, 25:22, 28:17, 35:16). 

Proton Cable Prizreni mbetet në vendin e shtatë me shtatë fitore e 18 humbje, kurse Bashkimi i gjashti me dhjetë fitore e 15 humbje. 

Sigal Prishtina është e katërta me 15 fitore e dhjetë humbje dhe Istogu në vendin e fundit me një fitore e 24 humbje. 

Tabela kryesohet nga Trepça. 

Go to TOP