Basha: Fitorja ndaj Suedisë, dëshmi e karakterit të vërtetë të Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë me rezultat 2-0, duke e cilësuar këtë ndeshje si dëshmi të forcës dhe karakterit të dardanëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha theksoi se pas ndeshjes së vështirë me Zvicrën, ekipi kombëtar tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe të ringrihet edhe më i fortë.
“🇽🇰⚽🔥 KOSOVA 2 – 0 Suedia 🔥⚽️🇽🇰 Pas ndeshjes së vështirë me Zvicrën, dardanët treguan karakterin e vërtetë të tyre. Qëndruan të bashkuar, dhe u ringritën edhe më të fortë. Fitore e merituar, nga fillimi deri në minutën e fundit, që na jep shpresë për ndeshjet që na presin!”, ka shkruar ai.
Sipas Bashës, kjo fitore është një motiv i madh për sfidat që presin Kosovën në rrugëtimin e saj sportiv. /Kosova.info/
