Abdixhiku: Kosova kthen dhimbjen në motiv, çdo sfidë në krenari
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës duke e cilësuar atë si një fitore historike dhe më të madhën deri më tani.
Abdixhiku tha se humbja me Zvicrën nuk e rrëzoi ekipin, përkundrazi, u shndërrua në forcë dhe motivim për arritjen e suksesit. Ai theksoi se ky është ekipi që kthen dhimbjen në motiv, rënien në ngritje dhe çdo sfidë në krenari.
“Kjo është Kosova jonë – një ekip që luan me zemër, me shpirt e me dinjitet; dhe një popull që ringrihet gjithmonë me ta”, u shpreh Abdixhiku duke e shoqëruar mesazhin me simbolet e flamurit të Kosovës dhe të zjarrtës së pasionit për futbollin. /Kosova.info/
Prev Post
Vdes një i paraburgosur në Prishtinë
