Barcelona po punon në prapaskenë – por Haaland e do kalimin te Real Madridi

Real Madridi e ka në duar transferimin e Erling Haalandit, kështu të paktën raporton gazetari i MARCA – Mario Cortegana.

Los Blancos janë të interesuar për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit në afatin kalimtar të verës.

Por, Barcelona është duke punuar në prapaskenë dhe presidenti Joan Laporta është duke tentuar të bind agjentin Mino Raiola që ta transferojë Haalandin në Camp Nou.

Mirëpo, siç bën tëditur Cortegana, Haaland u ka thënë të afërmve të tij se ai e pëlqen më shumë kalimin te Real Madridi.

Historia e Los Blancos po e joshë më shumë norvegjezin dhe kërkon të jetë pjesë e tyre për të fituar trofe të tjerë.

Klubet nga Liga Premier si Manchester City, United, Chelsea e Liverpool, janë po ashtu të interesuara. 

Go to TOP