Barcelona po e konsideron shkëputjen e kontratës së Dembeles

Barcelona dëshiron të qartësojë sa më parë të ardhmen e Ousmane Dembeles.

Klubi katalunas nxitoi në këtë afat të janarit që ta largonte, mirëpo nuk pranoi oferta serioze për të.

Andaj, sipas asaj që raporton gazetari Albert Roge, Blaugranasit duan ta shkëpusin kontratën e Dembeles.

Sulmuesi francez dëshironte të kalonte te Paris Saint-Germain, mirëpo marrëveshja nuk u finalizua mes të dyja klubeve.

Në garë për të ishine dhe Manchester United dhe Chelsea, mirëpo Barcelona kërkonte së paku 20 milionë euro.

Kështu, Dembele mund të bëhet lojtar i lirë dhe të kalojë te ndonjë klub, derisa kontrata i skadon në qershor.

Go to TOP