Barcelona ofron kontratë të re për Busquestin

Barcelona e drejtuar nga Xavi e do me çdo kusht Sergio Busquetsin edhe për sezone të tjera në ekip.

Është pikërisht Xavi që ka kërkuar nga klubi ti ofrojnë kontratën e re mesfushorit ikonik të Barçës,i cili ka kërkuar pak kohë para se të marrë një vendim final për të ardhmen e tij.

“Busquetsit i është ofruar kontratë njëvjeçare me pagë më të ulët, si dhe opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Busquets është kapiten i Barcelonës dhe kontrata e tij aktuale i skadon në verë.”, shkruan Mundo Deportivo.

Kapiteni i Barcelonës ka pranuar oferta edhe prej skuadrave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite.

Go to TOP