Barcelona e kërkon Raphinan, Leeds ia cakton çmimin e papërballueshëm

Përkundër krizës së madhe financiare, Barcelona po synon ta përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar veror.

Një prej objektivave është edhe ylli i Leeds United, Raphinha.

Megjithatë, transferimi i tij potencial në Barcelonë ka hasur në probleme të mëdha momentalisht.

Kjo, pasi që ekipi anglez i ka caktuar një çmim të lartë brazilianit, i cili është i papërballueshëm për katalonasit.

Leeds United po kërkon diku rreth 70-80 milionë euro për ta shitur yllin e tyre.

Kjo shumë është e paarritshme për Barcelonën, e cila po vuan nga kriza e madhe financiare.

Për të krijuar fonde, Barcelona madje e ka lëshuar me qira stadiumin për martesa, apo për të luajtur terminë. 

Go to TOP