Ballkani në finalen e Kupës, Drita-Prishtina shkon në vazhdime

Ballkani është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, pasi luajti baras me Suharekën (2-2), të mërkurën në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-2, skuadra e Ilir Dajës prek finalen e kësaj gare, e dyta për nga rëndësia në Kosovë.

Derbi i rivalëve të Suharekës, ka dhuruar një ndeshje interesante dhe me katër gola të shënuara.

Halili (6’) dhe Gripshi (74’), shënuan nga një gol për Ballkanin, derisa për Suharekën Susuri (82’, 90+1’), realizoi dygolësh.

Ndërkaq, gjysmëfinalja e dytë mes Dritës dhe Prishtinës, ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola, rezultat më të cilin kishte përfunduar edhe ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë.

Go to TOP