Ballkani kërkon mbështetje nga tifozët për ndeshjen ndaj Borisovit 

Ballkani dhe BATE Borisov do të përballen në fazën e playoff-it të Ligës së Konferencës, ku fituesi avancon në grupet e kësaj gare

Ndeshja e parë zhvillohet këtë të enjte në Kosovë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ajo kthyese luhet në Hungari në stadiumin “Mezokovesd Varosi” që ka kapacitet prej 4,500 ulëseve.

Ndërsa klubi suharekas ka shfaqur një video motivuese për të gjithë tifozët e klubit të Ballkanit në faqen e tyre në Facebook.

“Me përkrahjen e parezervë nga tribunat, ju do të jeni arma shtesë për futbollistët në fushë, si gjithmonë, do të jeni lojtari i 12 në “Fadil Vokrri”, thuhet në njoftimj.

“Eja dhe mbështete kampionin e Kosovës sepse si çdo herë, bashkë jemi më të fortë”.

Go to TOP