Ballkani e nis me fitore mbrojtjen e titullit
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në AlbiMall Superligë, duke e mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të sezonit.
Heroi i ndeshjes ka qenë Queven (43′ dhe 63), i cili i ka shënuar të dy golat për ekipin e trajnerit Ilir Daja.
Në minutën e shtatëdhjetë e dytë të ndeshjes, gjyqtari i ka dhënë karton të kuq trajnerit të Dukagjinit, Ismet Munishi, duke e larguar atë nga loja.
Sonte është planifikuar edhe ndeshja tjetër e kësaj jave mes Prishtinës dhe Suharekës.