Bajrami: LDK është më e madhe se individët, beteja ime është për Kosovën shtet të fortë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është drejtuar qytetarëve, votuesve dhe simpatizantëve të Lidhja Demokratike e Kosovës duke theksuar se pjesëmarrja e saj në listën zgjedhore nuk lidhet me pozicionet individuale, por me angazhimin politik afatgjatë brenda partisë.
Ajo u shpreh se është pjesë e LDK-së “sepse LDK-ja është më e madhe se çdo individ dhe çdo rrethanë” duke rikujtuar se ka qenë shtatë herë e zgjedhur deputete dhe se ka qëndruar në parti në të gjitha fazat e saj politike, si në periudha të mira ashtu edhe në ato të vështira.
Bajrami deklaroi se renditja e saj në listën zgjedhore nuk përbën shqetësim personal, pavarësisht se, sipas saj, në listë janë përfshirë edhe figura që më herët kanë qenë kundërshtare të LDK-së. Ajo theksoi se fokusi i saj nuk është te pozicionimi, por te misioni politik.
“Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit, për një politikë që i shërben qytetarit, për demokraci funksionale dhe institucione të pakapura”, u shpreh ajo.
Në fund të deklaratës së saj, Bajrami theksoi se lista e LDK-së përbëhet nga 110 kandidatë dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta analizojnë atë dhe të votojnë me bindje në zgjedhjet e 7 qershorit duke kërkuar mbështetje për LDK-në. /Kosova.info/
