Bajrami autor i golit më të shpejtë në histori të kampionateve evropiane

Nedim Bajrami ka realizuar golin më të shpejtë ndonjëherë në histori të kampionateve evropiane të futbollit. 

Shqipëria është mposhtur nga Italia me rezultatin 2-1 në ndeshjen e Grupit B të shtunën në Dortmund, por vetëm njëzet e tre sekonda pas fillimit të ndeshjes, Bajrami ka përfituar nga një ngatërresë mes mbrojtësve italianë Federico Dimarco dhe Alessandro Bastoni, duke kapur një top të lirë në zonën e penalltisë dhe duke e kaluar Shqipërinë në avantazh të hershëm.

Go to TOP