Bajrami përballë akuzave të VV-së: shpifje dhe propagandë, s’kam qenë asnjëherë nën hetime
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj akuzave të fundit nga përfaqësues të Vetëvendosjes duke i cilësuar ato si shpifje dhe përpjekje për propagandë.
Bajrami hodhi poshtë pretendimet për përfshirjen e saj në zhdukjen e 2,519 tonëve grurë nga rezervat shtetërore duke theksuar se ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, kur ajo ishte deputete në opozitë dhe jo ministre. Ajo kërkoi që të bëhet publik emri i përgjegjësit të vërtetë për rastin.
Ajo gjithashtu u mbrojti nga akuzat për skandalin e Thesarit, duke deklaruar se fajtorët janë burgosur dhe një pjesë e parave janë rikuperuar. Bajrami kritikoi qeverinë për promovimin e ish-drejtorit të Thesarit si Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, duke e cilësuar këtë një akt të papërgjegjshëm.
Duke përmendur emrat e Armend Mujës dhe Mefailit, Bajrami i akuzoi ata për shpifje dhe theksoi se lëndët e Mujës për akuzat e ryshfetit për akreditim kolegjesh private janë mbyllur për shkak të vjetërsimit dhe jo për pafajësi. Ajo i sfidoi akuzuesit e saj të dërgojnë çështjet në Prokurori, duke theksuar se kurrë nuk ka qenë e akuzuar apo nën hetime.
“Do të vazhdoj të shkatërroj propagandën tuaj. Sot e 100 vjet, s’keni për të gjetur asgjë kundër meje,” deklaroi Bajrami. /Kosova.info/