Bajqinovci kërkon nga Abdixhiku që ‘të reflektojë për Kosovën’
Mefail Bajqinovci duke i bërë një kruk rrugëve të Prishtinës, i ka dërguar një “mesazh” Lumir Abdixhikut pas letrës (lutjes) për koalicion nga Kryetari i Vetëvendosjes, Albinr Kurtit.
Në letrën e Kurtit për Abdixhikun, kreu i VV-së kërkon koalicion bashkëqeverisës me LDK-në, duke thënë se edhe në rastin e zgjedhjeve të reja, prapë do të nevojitet ky koalicion.
Edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar që ky koalicion të bëhet, duke shpresuar që Abdixhiku ta pranojë ftesën.
“Uroj të reflektojë, jo për ne por për Kosovën”, ka thënë Bajqinovci. /Kosova.info/
