Bajqinovci ironizon me Ramën: Po e përjetoj trafikun londinez në Prishtinë
Për kaosin e tollovinë e shkaktuar në kryeqytet pas testimit të unazës njëkahore, kryetarit të komunës, Përparim Rama, i kanë reaguar edhe nga Vetëvendosje.
Është deputeti i pushtetit, Mefail Bajqinovci, ai i cili ka reaguar me anë të një postimi ironic në lidhje me këtë rast.
Ai ka thënë se “po e përjeton trafikun londinez në lagjen Dardania” të Prishtinës.
Po e përjetoj trafikun londinez në lagjen Dardania të Prishtinës.
