Bahreini u bën thirrje qytetarëve të vet të largohen nga Libani
Ministria e Jashtme e Bahreinit u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Libani, tha ajo në një deklaratë të shtunën, pas të njëjtës thirrje nga Arabia Saudite.
Një version i mëparshëm i deklaratës së Bahreinit thoshte se ishte për shkak të “konfliktit të armatosur”, por një deklaratë e përditësuar thoshte vetëm se “për t’i mbrojtur ata nga ekspozimi ndaj çdo rreziku”, shkruan reuters
