Avokati thotë se s’ka të drejtë ankese ai që e ka zyrën më afër se 5 km e shkon me veturë në punë

Për tollovinë në kryeqytet si rrjedhojë e unazës njëkahore ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka pyetur qytetarët se kush prej tyre ka shkuar me këmbë, biçikletë, trotinet apo skuter në punë.
Madje sipas tij, ai që e ka zyrën më afër se 5 kilometra dhe shkon me veturë në punë, s’ka të drejtë ankohet për tollovi.

Postimi i plotë i Kocit:

Sa prej jush keni shku në këmbë apo me bicikletë/trotinet/scooter sot në punë?

Sa prej jush e ka vendin e punës më larg se 5 km?

Krejt kush e ka zyrën më afër se 5 km, dhe shkon me kerr në punë, nuk ka drejtë me u anku për tollovi, se mu këta janë shkaktarët kryesor për këtë kaos.

Go to TOP