Autoriteti i Konkurrencës që një vit nuk është funksional

Që gati një vjet, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk ka kryetar, nënkryetar e as bord.

Fajin për mosfunksionimin e këtij autoritetit te konkurrencës, opozitarët thonë se e ka qeveria.

Kryetari i komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi e tregëti Ferat Shala thotë se emrat e vjetër u ndeshën me konceptet ligjore dhe shkaktuan konflikt interesi.

Tash kur kjo u rregullua, vonesa të tjera sipas tij  nuk duhet të ketë.

Mos zgjedhja e udheheqësisë së re të këtij institucioni, i dëmtoi më së shumti qytetarët, thonë nga organizata për mbrojtjen e konsumtaroit.

Nga Qeveria deklaruan se presin që kjo punë të kryhet shpejt.

Shoqëria civile e opozitarët, kërkojnë nga kryesia e kuvendit që këtë çështje ta trajtojnë me urgjencë e të hy në agjendën e parlamentit.

Go to TOP