Autoritetet izraelite: Më shumë se 200 kamionë me ndihma humanitare u transferuan në Gaza

Autoritetet izraelite thonë se 218 kamionë me ndihma humanitare të inspektuara në pikat e kalimit të saj kaluan në Gaza të hënën.

Sipas zyrës së qeverisë për Koordinimin e Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT), 76 kamionë u inspektuan në vendkalimin Kerem Shalom dhe kaluan direkt në Gaza

Gjithashtu ajo tha se 142 kamionë u inspektuan në vendkalimin Nitzana dhe u transferuan në Gaza përmes vendkalimit Rafah nga Egjipti.

Kalimi i Rafahut, ku ndihmat udhëtojnë nga Egjipti në Gaza dhe kalimi Kerem Shalom, ku ndihmat udhëtojnë drejt Gazës direkt nga Izraeli, janë të dyja funksionale që nga 17 dhjetori, raporton CNN.

Go to TOP