Autogoli më i çuditshëm i EURO 2024
Portugalia po avancon me rezultat 2-0 ndaj Turqisë në Euro 2024 ndeshje kjo e vlefshme për grupin F.
Pasi fillimisht portugezët morën avantazhin me anë të golit të Bernardo Silvës, ata nuk vonuan shumë dhe gjetën edhe golin e dytë.
Në minutën e 28-të, Portugalia gjeti edhe golin e dytë pas një gabimi amatoresk të mbrojtësit turk Samet Akaydin, i cili gaboi në topin e kthyer mbrapa duke shënuar në rrjetën e portës së tij.
Ndonëse topi nuk hyri i tëri në rrjetë, ora e gjyqtarit sinjalizoi se ka kaluar vijën fatale dhe kështu Portugalia gjeti golin e dytë.
🚨🚨| GOAL: OWN GOAL BY AKAYDIN!!!
— CentreGoals. (@centregoals) June 22, 2024
Turkiye 0-2 Portugal
pic.twitter.com/23f06q2eFn
