Asistimi i mrekullueshëm i Vojvodës që u pasua me golin e parë të Torinos ndaj Fiorentinas

Torino ka zhvilluar në gjysmë të parë fantastike përballë Fiorentinas në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në Stadio Olimpico Grande Torino, skuadra nikoqire arriti të shënonte tre gola vetëm në 45 minutat e para.

Wilfried Singo ishte autor i golit të parë, mirëpo arkitekt i këtij realizimi ishte futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili dhuroi një asistim të mrekullueshëm.

Ai pranoi një top të kthyer me devijim nga ana e majtë dhe harkoi në zonë, ndërsa Singo nuk e pati të vështirë të realizonte me kokë (19’).

Josip Brekalo (23’ dhe 31’) ishte autor i dy golave të tjerë që e dërguan Torinon në pushim me një epërsi të konsiderueshme. 

Go to TOP