Asamblisti i VV’së kritikon Përparim Ramën që festoi me ‘Dritën’, ai i thotë se i ka dajtë në Gjilan

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ermal Osmani, ka pasur një kritikë për Kryetarin Përparim Rama, gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal.

Ai e kritikoi Ramën që kishte festuar me ekipin e vajzave në volejboll nga Gjilani, “Drita”.

Ai tha se Kuvendi po subvencionon ekipet e Prishtinës për t’i mposhtur ato nga komunat tjera, e Rama po del po feston me to.

“Fjalën e mora që me ia tërheq vërejtjen kryetarit që mos të festojë me ekipet e qyteteve të tjera sepse sot po ndahen subvencione për ekipet e Prishtinës për me i mundë qato ekipe që ju po festoni me ta. Nuk jam për me i urrejtë por jam kundër me dalë në foto në qaste festime e sidomos me dalë i shtrirë në parket thu ti je kapiten i atij ekipi”, tha Osmani.

Kësaj kritike të Osmanit, i është përgjigjur Rama, duke thënë se klubi i volejbollit “Drita”, nuk ishte duke luajtur kundër Prishtinës.

Festën me këtë ekip, Rama e arsyetoi edhe duke thënë se i ka dajtë nga Gjilani.

“Siç e dini unë jam kryetari i kryeqytetit të Kosovës edhe ata janë pjesë e jona. Nuk kanë luajtur kundër Prishtinës. Edhe i kam dajtë prej Gilanit, s’bonë më jau prish dajve. Me Prishtinën në zemër e gjithmonë”, tha Rama.

Ndryshe, në seancën e sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës mori vendim për subvencionimin e klubeve të basketbollit, hendbollit dhe volejbollit në Prishtinë.

Go to TOP