“Arteta ankohet shumë”, Conte i thotë trajnerit të Arsenalit të përqendrohet më shumë te ekipi i tij pas humbjes në derbi

Antonio Conte ka thënë se Mikel Arteta duhet të “përqendrohet më shumë te ekipi i tij” pas komenteve të menaxherit të Arsenalit për gjyqtarin pas fitores së Tottenhamit në derbin të enjten mbrëma.

Arsenali humbi mundësinë për të vulosur kualifikimin në Ligën e Kampionëve pasi humbi 3-0 si mysafir te rivalët e Tottenhamit.

Një penallti e hershme dhe një gol tjetër nga Harry Kane dërguan në 2-0 epersine gjatë pjesës së parë, ndërsa Son Heung-min shënoi golin e tretë në pjesën e dytë për të marrë trim pikët.

Por, trajneri i Topçinjve, Arteta u duk se ishte i pakënaqur me disa nga vendimet e gjyqtarit kryesor në intervistën e tij pas ndeshjes.

Conte kritikoi homologun e tij në konferencën e tij për shtyp, ndërsa iu referua numrit të gabimeve që ai ndjeu se mbetën të pandëshkuar gjatë barazimit 1-1 të Spurs me Liverpool fundjavën e kaluar.

“Ai ankohet shumë. Ai duhet të fokusohet më shumë te skuadra e tij”, ka thënë fillimisht Conte kur u pyet për fjalët e Artetas.

“Ai duhet të fokusohet më shumë në punën e tij. Ai duhet të vazhdojë të punojë sepse është shumë i mirë. Të dëgjosh dikë të ankohet gjatë gjithë kohës nuk është aq mirë”.

“Në Liverpool a më dëgjuat të ankohem për Fabinhon dhe të gjitha faullet? Jo. Ai mund të marrë këshillat e mia nëse dëshiron, por nëse jo nuk më intereson”, përfundoi italiani.

Go to TOP