Arrin në 227 numri i viktimave pas tërmetit në Haiti

Nga tërmeti i fuqishëm prej 7.2 ballë që goditi Haitin këtë të shtunë kanë mbetur të vdekur të paktën 227 njerëz.

Si pasojë e këtij tërmeti janë rrëzuar e dëmtuar shumë ndërtesa, kisha dhe hotele, shkruan BBC.

Kryeministri i Haitit tha se kishte dëme të mëdha në pjesë të vendit dhe se do të shpallte  gjendje të jashtëzakonshme një mujore.

Go to TOP