Arrihet marrëveshja mes Arsenalit dhe Tielemansit

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Youri Tielemansin.

Mesfushori belg është i lidhur me një kalim te skuadra londineze që nga fillimi i afatit kalimtar të verës, teksa tani raportohet për sinjale pozitive në këtë lëvizje.

Gazetari nga “CBS”, Ben Jacobs, ka bërë të ditur se Arsenali ka arritur marrëveshje me Tielemansin, pasi lojtari ka pranuar kushtet e ofruara.

“Topçinjtë” tani duhet të arrijnë marrëveshje edhe me Leicester Cityn lidhur me çmimin e transferimit.

Arsenali thuhet se mund ta kompletojë transferimin e 25-vjeçarit për më pak se 30 milionë funte, pasi lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë të vlefshme me “Dhelprat”.

Edhe dëshira e reprezentuesit belg është që të transferohet në “Emirates Stadium” dhe kjo mund të ndikojë edhe më shumë që kjo lëvizje të realizohet. 

Go to TOP