Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës me tre vjet burg

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan njofton se Stacioni Policor në Viti sot ka arrestuar personin e kërkuar 21-vjeçar me kosovar me inicialet K.J., i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej tri vjetësh për veprat penale ‘’Dhunim’’.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Organet e rendit ftojnë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192;03850807001.

Go to TOP