Arrestohet një serb në Zveçan, u prezantua si doganier i Kosovës

Një serb është arrestuar në orët e vona në Zveçan.

Kjo pasi ai ishte prezantuar rrejshëm si doganier i Kosovës.

I dyshuar ka refuzuar që policisë t’ua jap dokumentet personale kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti, pasi i njëjti kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Go to TOP