Arrestohet një person për shitje të paautorizuar armësh në Prishtinë
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria kundër Terrorizmit, ka arrestuar sot një person të dyshuar, me inicialet M.L.
Prokuroria Speciale njofton se si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialëve plasëse’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve’’, “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’.
Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar:
· Një (1) pushkë automatike,
· Dymbëdhjetë (12) fishekë “AK-47”
· Dyqind e pesë (205) fishekë të armës së gjatë,
· Një (1) karikator i armës “AK-47”,
· Një (1) kondakt – druri dhe
· Një (1) telefon, si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari ndalohet në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
