Arrestohet një person për dhunë në familje dhe kanosje në Shtërpcë

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:20 ka pranuar një informacion se në fshatin Vërbeshticë të Shtërpcës është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.P (M/K) i moshës 45 vjeçar.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur j ish bashkëshorten e tij me inicialet O.P ( F/K) e moshës 41 vjeçare.

I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.63 promila.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Go to TOP