Arrestohet një person në Shtërpcë , i konfiskohen edhe armë zjarri

Një person është arrestuar në Shtërpcë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media, Policia, gjatë kontrollit te i dyshuari me inicialet O.H ( M/K) i moshës 40-vjeçar ka gjetur: 2 pushkë automatike A-47, 1 pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm, ku më pas si prova materiale janë konfiskuar.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’ për procedura të mëtejme hetimore.

Go to TOP