Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për vjedhje në tri lokacione të ndryshme

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi dyshohet për vjedhje në tri lokacione të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 16.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Go to TOP