Arrestohet një person në Ferizaj, Policia i gjeti substancë narkotike në shtëpinë e tij

Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës të dyshuarit i është konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës

Go to TOP