Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në fshatin Arllat të Drenasit.

Sipas njoftimit, sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacion se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Viktima, R.B., mashkull, është dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet policore të Drenasit kanë ndërmarrë menjëherë veprimet operativo-hetimore dhe kanë arrestuar të dyshuarin E.B., mashkull, 29 vjeç.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “vrasje në tentativë”. 


Go to TOP