Arrestohet një i kërkuar për sulm ndaj KFOR-it gjatë vitit 2023

Policia ka arrestuar sonte një person të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ngjarje kjo që ka ndodhur në maj të vitit 2023 në Zveçan.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë në Veri, Veton Elshani. Ai ka thënë se i dyshuari ishte në kërkim dhe se aktualisht po intervistohet nga hetuesit e krimeve të rënda.

“Sonte rreth orës 19.15 në pikën e kontrollit në Bistricë është ndaluar një person me inicialet L.D. që ishte në kërkim në lidhje me rastin e 29 Majit 2023 ku ishin lënduar 93 zyrtar të KFOR-it.

I njëjti është duke u intervistuar në Mitrovicë në Stacionin policor në Jug. Ai po intervistohet nga ana e hetuesve të krimeve të rënda në Prishtinë dhe pas intervistimit do të vendoset për hapat e mëtejme”, ka thënë për RTKlive Elshani.

Go to TOP