Arrestohet edhe personi i katërt për vrasjen e veteranit të UÇK-së në Nekoc të Drenasit

Më datë 22.08.2020, në fshatin Nekoc të Gllogocit, kishte ndodhur rasti ‘vrasje e rëndë’.  Lidhur me rastin, në atë kohë janë arrestuar tre persona  të dyshuar të përfshirë në rast.

I dyshuari i katërt I.S., (viti i lindjes 1991,  mashkull kosovar) që nga ajo ditë ndodhej në arrati. Lënda është dërguar në prokurori me kallëzim penal ndaj të dyshuarave, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda,  është lëshuar URDHËR ARREST ndaj të dyshuarit I.S..

Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar. Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një  karikator me 3 fishekë. I njëjti është intervistuar  në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin  nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Kosova.info/

Go to TOP