Arrestohet një 29-vjeçar në Sarandë, dyshohet se lëvizte me kallashnikov me vete

Është arrestuar në Sarandë një 29-vjeçar i cili dyshohet se lëvizte me kallashnikov me vete.

Policia ka bërë të ditur se pas arrestimit të të dyshuarit, kanë konfiskuar edhe armën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 16”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Go to TOP