Arrestohet një 23-vjeçar në Gjakovë, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një 23- vjeçar në Gjakovë, i cili dyshohet se posedonte armë të paautorizuara.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit ai kishte dorëzuar një armë dhe disa fishekë.
“Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve, është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pas intervistimit i dyshuari ka dorëzuar një pushkë “20-she” me karikator dhe 15 copë fishekë, të së njëjtës armë, të cilën ai e posedonte në mënyrë të paautorizuar.”, ka njoftuar PK-ja.

Pas përfundimit të procedurave policore me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Go to TOP