Arrestohet një 17-vjeçar për vjedhje në Kaçanik

Policia në Kaçanik ka bërë të ditur se në rrugën ” Ismajl Raka” janë kryer dy vjedhje në dy kateterit e qytetit në Kaçanik, ku nga persona të panjohur janë vjedhur një shumë e parave dhe disa pije(shishe) të alkoolit.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se pas informatës së marrë hetuesit policor të stacionit në Kaçanik nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë filluar menjëherë hetimet.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, sot rreth orës 11:00 kanë identifikuar të dyshuarin I.R , 17- vjeçar, i cili është arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare ka pranuar se i vetëm i ka kryer këto vjedhje.

“Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP