Arrestohet në Gjilan edhe i dyshuari i tretë për fajde

Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë në Gjilan lidhur me veprat penale Fajde dhe Detyrim.

Ai u prangos të hënën, ndërsa ishte në kërkim pasi policia nuk e kishte gjetur në shtëpi të premten që shkoi gjatë aksionit ku u arrestuan dy të dyshuar të tjerë.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, në një përgjigje për Klankosova.tv, tha se i arrestuari i tretë është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se veprat penale janë kryer gjatë vitit 2023 dhe 2024.

Go to TOP