Arrestohet i dyshuari në Gjilan, ngacmoi një femër përmes rrjeteve sociale
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjilan.
I njëjti është arrestuar për shkak se kishte ngacmuar përmes rrjeteve sociale ankuesen femër.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti u raportua si “Shqetësim”.
