Arrestohet i dyshuar që kërkoi 30 mijë euro për ta liruar të rrëmbyerën, Policia sekuestron armë e sëpatë

Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, transmeton Klankosova.tv, rasti është raportuar sot rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash prej 30 mijë euro.

Viktima është liruar në gjendje të mirë shëndetësore, derisa 23 vjeçari i dyshuar është arrestuar.

Në lokacionin ku është mbajtur viktima, janë sekuestruar 1 armë, 1 thikë, 1 sëpatë si dhe gjësende të tjera.

Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme procedurale.

Go to TOP