Arrestohet burri nga Gjakova i cili dhunoi një të mitur

Është arrestuar burri nga Gjakova, i cili dyshohej se kishte dhunuar një të mitur.

Policia bën të ditur se viktima ishte e raportuar si person i zhdukur.

“Gjakovë, 23.09.2021 – 19:00. Më 30.09.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur,  ndaj viktimës femër kosovare, e  mitur. Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur që nga data e lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në këtë raport thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është strehuar në një shtëpi të sigurt.

Go to TOP