Arrestohet 44-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për vjedhje të rëndë
Një person sot është arrestuar pasi dyshohet se kreu një vjedhje të rëndë në fshatin Lebanë të Prishtinës më datën 17.08.2022.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për B.S., 44-vjeçar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Hetuesit janë duke punuar për identifikimin e të gjithë të dyshuarve për këtë rast dhe sjelljen e tyre para organeve te drejtësisë”, thuhet në njoftim.
