Arrestohet 44-vjeçari, dyshohet për katër raste të vjedhjeje në Prishtinë

Policia në Prishtinë, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për përfshirje në së paku katër raste të vjedhjeve në Prishtinë.

Si rezultat i veprimeve policore, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari B.V., mashkull, 44 vjeç.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastet në fjalë janë duke vazhduar.

Go to TOP